Analiza

Google thotë se Facebook është faqja më e vizituar në ueb

Publikuar , 30 Maj 2010
0
Google thotë se Facebook është faqja më e vizituar në ueb

Gjiganti kërkues Google ka paraqitur një listë prej 1.000 ueb faqeve më të vizituara në internet, ku thuhet se në prill të vitit 2010, 540 milion njerëz kanë vizituar Facebook.com, në krahasim me 490 milion që kanë vizituar Yahoo. Përafërsisht 310 milion kanë vizituar Wikipedia, dhe më shumë se 100 milion kanë vizituar të gjitha prej 14 ueb faqeve të renditura në maje.

Facebook gjithashtu ka shënuar një rekord prej 570 miliardë shikimeve, në krahasim me vetëm 70 miliard të Yahoo-së. Në listë nuk është përfshirë Google.

Lista është prodhuar nga Google me qëllimin e vetëm që t’i ndihmojë reklamuesit që të planifikojnë ku dëshirojnë të vendosin reklama, dhe shfaq numrin e vizitorëve nga anembanë bota si dhe fakte nëse faqja pranon reklama.

Disa faqe megjithatë, nuk janë të lehta për tu matur në terme të ndikimit të tyre global, për shembull ebay.com është e vendosur ndaras ebay.de. Faqja me renditjen më të mirë pa reklama është Wikipedia.

Disa faqe tjera që kanë numër rekord të vizitorëve janë Mozilla (e renditur në vendin e dhjetë), 140 milion përdoruesit mujor të së cilës e vizitojnë në rend të parë këtë faqe për informata rreth apo mënyrës sesi të shkarkohet shfletuesi i mirënjohur i kësaj kompanie.

Në anën tjetër Twitter është anomalia më e dukshme në këtë kategori, por ka bërë të ditur se reklamat në disa formate së shpejti do të luajnë një pjesë më të madhe në strategjinë e saj.

Në listë gjenden edhe faqe si rapidshare.com, paypal.com, blogpost.com, baidu.com, bing.com, adobe.com, alexa.com, etj.

LEXO EDHE:  Përdorimi i Marketingut Digjital në përgjithësi dhe Rrjeteve Sociale në veçanti

Lajmet e fundit>