Biznes

Google thotë se ndërprerja e shërbimeve për Huawei kërcënim për sigurinë e SHBA

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Qershor 2019
0
Google si çdo kompani tjetër Amerikane i është ndaluar të bëjë biznes me Huawei. Në një periudhë afatgjatë do të thotë se Google nuk mund ti ofrojë më shërbimet Huaweit. Google thotë se ndërprerja e shërbimeve për Huawei kërcënim për sigurinë e SHBA

Sipas një raporti të fundit nga Financial Times, Google po përpiqet të bindë administratën Trump se duhet ti ofrojë teknologjinë Huaweit për të ruajtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Argumenti qendror është se Huawei do të detyrohej të krijonte një version hibrid të Android i cili do të rrezikohej më shumë nga hakerët jo vetëm Kina.

Google si çdo kompani tjetër Amerikane i është ndaluar të bëjë biznes me Huawei. Në një periudhë afatgjatë do të thotë se Google nuk mund ti ofrojë më shërbimet Huaweit.

Aktualisht Huawei ka siguruar një licencë të përkohshme për të furnizuar telefonët me përditësime.

Por duket qenë se Huawei nuk shet telefonë në SHBA, argumenti i Google se krijimi i një versioni Android nga kompania Kineze mund të vërë në rrezik SHBA, bie poshtë.

Gjithashtu nuk është diçka e re sepse Huawei krijon një version të vetin të Android por me shërbimet e Google. Këta telefonë shiten globalisht dhe janë më pak të sigurtë sesa telefonët e tjerë.

Nga ana tjetër Huawei ka thënë se do të lançojë shumë shpejt një sistem operativ të tij, i bazuar ose jo në Android. Licenca e përkohshme e Google për furnizimin e telefonëve Huawei me përditësime do të skadojë më 19 Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Organizata e cila mbikëqyr kriptomonedhën Libra të Facebook kërkon të regjistrohet pranë autoriteteve Zvicerane

Lajmet e fundit>