Lajmet

Google Translate e kthen Obamën në Bush

Publikuar , 21 Gusht 2012
0
Google Translate e kthen Obamën në Bush

Në Google Translate ndodh diçka e pazakontë: aplikacioni transformon emrin e përmendur të Barack Obamës në gazetën franceze ‘Le Monde’ në lajm për paraardhësin e tij, George W. Bush.

Ashtu siç ishte zbuluar nga një lexues i faqes për teknologji të Britanisë The Register, shërbimi për përkthim automatik e kthen përmendjen e “le président américain” në “Bush” – edhe tani, gati katër vite pasi është zgjedhur Obama si kryetar.

Ky gabim në përkthim është pak më i ndërlikuar se kaq. Tani në Google, përkthimi në gjuhën frënge i frazës së sipërpërmendur rezulton me “the American President”.

Por nëse e provoni me këtë lajm të së hënës nga ‘Le Monde’ dhe klikoni butonin “translate” në pjesën e sipërme të faqes, ajo që do të shihni është kjo.

A njihni ndonjë gabim tjetër trashanik të ngjashëm me këtë që bën përkthyesi Google Translate? (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps fillon raportimin e kamerave të shpejtësisë në 40 vende të botës

Lajmet e fundit>