Lajmet

Google translate ka më shumë se 200 milionë përdorus aktivë

Publikuar , 28 Prill 2012
0
Google translate ka më shumë se 200 milionë përdorus aktivë

Google translateSiç mund ta prisni, Google Translate ka ndikim botëror dhe 92% i trafikut të tij vjen nga jashtë Shteteve të Bashkuara dhe ka më shumë se 200 milion përdorues aktivë.

“Në një ditë ne përkthejmë aq shumë tekst sa përmbajnë 1 milion libra. Ose për ta thënë ndryshe: çfarë ne përkthyesit profesionistë përkthejmë të gjithë së bashku në një vit, Google Translate e bën në një ditë.” shkruan Franz Och, shkencëtar që punon për Google Translate, në blogun e tij.

Makineritë e përkthimit (MT) kanë bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2001 kur Google prezantoi MT e parë që përkthente nga anglishtja në 8 gjuhë të tjera të botës dhe anasjelltas.

Sistemi i parë  “nuk ishte shumë i mirë dhe nuk u përmirësua shumë vitet e para” shprehet Och, por me modifikimet e bëra kohët e fundit ka bërë që Google Translate të jetë një nga shërbimet që miliona përdorues shfrytëzojnë ditë për ditë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen një ekzekutiv i Google i akuzuar për ngacmim seksual

Lajmet e fundit>