Lajmet

Google Translate për Android mundëson përkthim nga fotografitë

Publikuar , 12 Gusht 2012
0
Google Translate për Android mundëson përkthim nga fotografitë

Aplikacioni Google Translate për Android iu nënshtrua një ndryshimi të madh dy ditë më parë: Tani nëse ju e merrni një fotografi të një shenje, menyje, ose ndonjë teksti tjetër në ndonjë gjuhë tjetër duke përdorur pajisjen tuaj Android, ju mund t’i thoni aplikacionit që të provojë që ta përkthejë atë bazuar në një përzgjedhje të tekstit që ju e specifikoni.

Aplikacioni do të provojë dhe do t’i paraqes karakteret nga fotografia juaj dhe automatikisht do të përkthejë tekstin në gjuhën në të cilën ju dëshironi.

Si funksionon aplikacioni?

Merrni një fotografi të tekstit që dëshironi ta përktheni, atëherë vendoseni gishtin tuaj mbi fotografi duke “fërkuar” pjesën që doni që ta përktheni, ngjashëm me gërvishtjen e ndonjë tikete.

Google Translate do të skanojë pjesën e identifikuar nga ju, do t’ua paraqes fjalët që do t’i përkthejë (dhe do t’ua mundësoj që t’i përmirësoni pjesët e tekstit të cilat mbase mund të mos jenë marrë në formën e tyre të saktë) dhe pastaj pas pak çastesh, do të kryejë përkthimin. Veçoria e re funksionon me gjuhë si angleze, holandeze, gjermane, turke, ruse, italiane, spanjishte, frënge dhe disa të tjera, por shumica janë karaktere latine.

Vetë Google Translate mbështet 64 gjuhë të ndryshme, kështu që edhe nëse përkthimi nga fotografia nuk e mbështet gjuhën që dëshironi, ju ende mund ta përdorni atë. Për shembull, aplikacioni mbështet poashtu përkthimet me shkrim dore,duke shfrytëzuar këtë fakt, ju mund të shkruani me dorë të lirë ato karaktere që shihni në gjuhen Japoneze , ky aplikacion do t’ua mundësojë që t’i ktheni në gjuhën të cilën e kuptoni.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Android duhet të fshijnë këto 15 aplikacione të rrezikshme

Për t’i përkthyer fjalët, ju duhet të keni qasje në internet për ta përdorur Google Translate. Ende, është falas, në dispozicion që tani dhe mbështet pajisjet që e kanë versionin Gingerbread ose më të lartë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>