Lajmet

Google Translate vjen me një opsion të ri unik

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Mars 2020
0
Kompania prezantoi këtë funksion në fillim të vitit. Përdoruesit mund të regjistrojnë fjalët e dikujt tjetër në një gjuhë dhe ta riprodhojë atë në një gjuhë tjetër në kohë reale. Google Translate vjen me një opsion të ri unik

Duke filluar nga dita e sotme aplikacioni Translate i Google vjen me një opsion të ri për incizimin dhe përkthimin e bisedave në një gjuhë tjetër.

Kompania prezantoi këtë funksion në fillim të vitit. Përdoruesit mund të regjistrojnë fjalët e dikujt tjetër në një gjuhë dhe ta riprodhojë atë në një gjuhë tjetër në kohë reale.

Sipas The Verge opsioni është i disponueshëm tek të gjithë përdoruesit Android deri nga fundi i javës. Në momentin e debutimit vetëm disa gjuhë janë të disponueshme si Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Portugeze, Ruse, Spanjolle, Indiante dhe Tai.

Pasi të keni përditësuar aplikacionin Translate në versionin e fundit, ju mund të përdorni opsionin duke shtypur butonin “Transcribe” ngjitur me qendrën e ndërfaqes. Google thotë se opsioni funksionon mirë në një dhomë të qetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kursori.org një platformë në gjuhën Shqipe për të mësuar programim lehtë dhe shpejtë

Tags >

Google