Lajmet

Google tregon pamje të filmave nga rezultatet e kërkimit

Publikuar , 30 Shtator 2012
0
Google tregon pamje të filmave nga rezultatet e kërkimit

Google është duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e një filmi të dëshiruar në një udhëtim apo vend tjetër, duke shtuar pamje nga filmat në rezultatet e kërkimit.

Në google.com, ju mund të shkruani një term të kërkimit si “showtime” dhe një vendndodhje, si një qytet ose zip kod dhe do të shfaqet një listë e filmave që përkojnë me kriterin tuaj të kërkimit.

Përveç çdo rezultatit për filma do të paraqitet edhe butoni “Trailer”. Klikimi në të do të marrë një klip nga YouTube dhe do të paraqesë në një dritare që hapet.

Butonat për trailer paraqiten në kërkime edhe për filmat e vetëm po ashtu. Google e shpjegoi këtë gjë në postimin e bërë në blogun e vet gjatë ditës së enjte.

Për krahasim, një kërkim për “showtimes” dhe një zip-kod në makinën kërkuese Bing të ndërmarrjes Microsoft prodhon lidhje me Fandango, Moviefone dhe filmat në MSN.

Në kolonën “makinat e lidhura” përveç rezultateve janë edhe lidhjet tek klipet për shfaqjet për rrjetin Showtime. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  200 aplikacione me aduer janë shkarkuar 150 milion herë në Play Store

Lajmet e fundit>