Lajmet

Google u jep një arsye përdoruesve të iPhone të përdorin Gmail

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Qershor 2020
0
Google prezantoi për herë të parë dark mode në Gmail në Shtator të 2019-ës dhe që atëherë nuk ka arritur ta sjellë dot në iOS. Google u jep një arsye përdoruesve të iPhone të përdorin Gmail

Pas disa muajsh shtyrje, debutimi i pamjes së errët të Gmail është finalizuar në iPhone dhe iPad. Versioni 6 i Gmail sjell Dark Mode për përdoruesit e pajisjeve iOS 13.

Google prezantoi për herë të parë Dark Mode në Gmail në Shtator të 2019-ës dhe që atëherë nuk ka arritur ta sjellë dot në iOS. Në disa raste përdoruesit e aktivizonin manualisht por kur rihapej aplikacioni ishte pa të.

Për të aktivizuar Dark Mode në iPhone dhe iPad ndiqni këto hapa:

  1. Hapni aplikacionin Gmail
  2. Shtypni ikonën e menunë në cepin e djathtë lart
  3. Shfletoni në fund tek opsioni Settings
  4. Shtypni Theme
  5. Përzgjidhni mes opsioneve Light, Dark ose System Default. Ky i fundit e aktivizon nëse keni lënë aktivizimin automatik të Dark Mode në nivel sistemi në iOS sipas orës së ditës

Nëse keni iOS 11 ose 12, atëherë do të shikoni butonin e aktivizimit të Dark Modenë vend të një menuje si në iOS 13. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas orës 10 të mbrëmjes nuk ka lojëra për 18 vjeçarët në Kinë