Lajmet

Google u jep përdoruesve të Chrome një arsye më tepër për të qëndruar

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Prill 2020
0
Pas një kthese 360 gradëshe muajin e kaluar, Google lançoi së fundi chrome 81 i cili sjellë Grupet e Tabeve Google u jep përdoruesve të Chrome një arsye më tepër për të qëndruar

Google u ka dhënë përdoruesve të Chrome mjaftueshëm arsye për të hequr dorë nga shfletuesi përshirë ndryshimet kontroverse, problemet e sigurisë dhe shqetësimet e privatësisë. Por së fundi Google prezantoi një veçori të re e mjaftueshme si arsye për të qëndruar.

Pas një kthese 360 gradëshe muajin e kaluar, Google lançoi së fundi chrome 81 i cili sjellë Grupet e Tabeve dhe që është ndryshimi më i madh në mënyrën sesi funksionon Chrome 11 vite nga lançimi.

Siç edhe emri sugjeron, Grupet e Tabeve janë mënyra e re për të organizuar tabet e shumta që keni hapur njëherazi në Chrome dhe është e lehtë:

  • Klikoni me të djathtën e mausit në një tab të hapur
  • Zgjidhni opsionin “Add to new group”
  • Tërhiqeni tabtin që dëshironi në këtë grup

Prej aty keni në dispozicion opsione të shumta përshtatjeje. Duke klikuar titullin e tabit mund të zgjidhni ngjyra, të nxirrni tabet nga grupi dhe të mbyllni të gjitha tabet në grup.

Gjithashtu mund të kaloni tabet nga një grup tek tjetri. Grupet e Tabeve do të ndryshojnë mënyrën sesi përdorni Chrome. Nuk do të keni më nevojë të mbani dritare të shumta të hapura për projekte të ndryshme sepse të gjitha mund të bashkekzistojnë në një të vetëm.

Chrome 81 është i disponueshëm për Windows, Mac dhe Linux nga ky moment. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ky është smartfoni i parë me kamër selfie nën ekran