Lajmet

Google unifikon sistemin e kopjeve rezervë në Android me “Backup by Google One”

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Korrik 2021
Unifikimi i të gjitha këtyre opsioneve tashmë po bëhet përmes Backup by Google One. E thënë thjeshtë ky sistem i ri konsolidon backup e Android në një vend të vetëm duke e bërë më të lehtë menaxhimin. Google unifikon sistemin e kopjeve rezervë në Android me “Backup by Google One”

Google prej kohësh ka nisur një ribrandim të shërbimit të backup në Android. Tashmë siduket e ka finalizuar dhe e quan Backup by Google One duke e vendosur nën çadrën e shërbimeve cloud.

Sistemi i ri i backup u lançua nga Google pa shumë zhurmë. Sistem që aktualisht përdorim krijon një kopje të të dhënave, SMS, historikut të telefonatave, kontakteve dhe preferencave të sfondeve, fjalëkalimeve të Wi-Fi e madje edhe gjuhën.

Për të krijuar një backup të fotove, video përdoruesit duhet shkarkonin aplikacionin Google One veçmas në Play Store.

Unifikimi i të gjitha këtyre opsioneve tashmë po bëhet përmes Backup by Google One. E thënë thjeshtë ky sistem i ri konsolidon backup e Android në një vend të vetëm duke e bërë më të lehtë menaxhimin.

Për Backup by Google One nuk duhet të keni një abonim në Google do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Megjithatë nuk duhet harruar se backup-et konsumojnë memorien falas prej 15GB që keni në dispozicion. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android dhe jo Apple