Harduer

Google vazhdon ende të bëjë ndryshime në karakteristikat e Project Glass

Publikuar , 06 Janar 2013
0
Google vazhdon ende të bëjë ndryshime në karakteristikat e Project Glass

Nëntë muaj pasi Google bëri të ditur syzet e veta “Project Glass” mësojmë se kompania vazhdon të bëjë ndryshime në karakteristikat e saj.

Babak Parviz, udhëheqës i projektit (që njihet edhe me emrin “Google Glass”), e ka përshkruar listën e gjatë të karakteristikave si ende “në ndryshim e sipër” në intervistën për IEEE Spectrum. “Deri tani kemi përmendur disa nga karakteristikat bazë si kapja e një fotoje dhe shpërndarja e saj”, -shprehet Parviz.

“Jemi ende duke eksperimentuar me shumë elemente të tjera. Koleksioni i karakteristikave nuk është përcaktuar akoma qartësisht.”

Project Glass, që u publikua për herë të parë vitin e kaluar, do të jetë thjesht një palë syze me një ekran të vogël të vendosur në lentet e djathta, pikërisht para syrit të përdoruesit.

Ky i fundit do të kontrollojë ekranin me një prekje të lehtë në panelin e anës së djathtë të syzeve, edhe pse Parviz ka thënë se Google ka eksperimentuar edhe me kontrollet me zë.

Po ashtu, kompania është shprehur se kamera e vogël e lejon përdoruesin të kapë foto që mund t’i humbasë nëse pret derisa të nxjerrë smartfonin apo kamerën dixhitale.

Qëllimi i këtij projekti është t’i ndihmojë njerëzit të marrin sa më tepër informacione në një kohë më të shkurtër dhe në mënyrë sa më të thjeshtë. Google vazhdon endë planifikimet për të dërguar prototipet tek një grup i vogël zhvilluesish, të cilët paguan 1500 $ për këtë privilegj, në fillim të vitit 2013.

Parviz është shprehur se edhe pas marrjes së porosive paraprake, kompania ka bërë ndryshime në projektin e vet duke përmirësuar si harduerin ashtu edhe softuerin si dhe po punon intensivisht për të zgjatur sa më tepër jetën e baterisë, në mënyrë që kjo e fundit të arrijë të përdoret për një ditë pa u karikuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google do të mbajë 10 aktivitete për prezantimin e Pixel 3

google glass

Lajmet e fundit>