Lajmet

Google: Vetëm 1% e përdoruesve janë prekur nga sulmi përmes Google Doc

Publikuar , 08 Maj 2017
0
Por maluer kishte prekur vetëm 0.1% të përdoruesve të Gmail tha një zëdhënës i kompanisë. Gmail ka të paktën 1 miliard përdorues aktivë që do të thotë se malueri ka prekur 1 milion prej tyre. Google: Vetëm 1% e përdoruesve janë prekur nga sulmi përmes Google Doc

Një maluer i cili u përhap me shpejtësi në formën e një dokumenti Google ka prekur vetëm një numër të vogël përdoruesish u shpreh gjigandi i motorit të kërkimit.

E-mail-i ngjante si mëposhtë:

Të paktën qindra mijëra njerëz morën e-mail-n në fjalë i cili rezultoi një mashtrim. Nëse dikush klikonte Google Doc, automatikisht do e dërgonte tek të gjithë kontaktet e tij dhe në këtë mënyrë u përhap në mënyrë virale.

Por maluer kishte prekur vetëm 0.1% të përdoruesve të Gmail tha një zëdhënës i kompanisë. Gmail ka të paktën 1 miliard përdorues aktivë që do të thotë se malueri ka prekur 1 milion prej tyre.

Nëse keni klikuar linkun nuk u ngelet asgjë për të bërë më shumë. Google tha se ka etiketuar e-mail-et e këtij maluer si spam dhe përdoruesit nuk do ti shohin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Financat e Facebook nuk pyesin për skandale

Lajmet e fundit>