Lajmet

Google vijon ofrimin falas të thirrjeve më të gjata se 60 minuta në Meet

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2020
0
Versionet pa pagesë të Gmail mund të realizojnë thirrje deri në 24 orë pa ndërprerje deri më 31 Mars 2021, një gjë që ofrohej vetëm për përdoruesit e G Suite. Google vijon ofrimin falas të thirrjeve më të gjata se 60 minuta në Meet

Thirrje më të gjata se 60-minuta edhe për përdoruesit pa pagesë të Google Meet do të aplikohen për një kohë më të gjatë sesa kishte thënë kompania më herët.

Lëshimi i Google ishte deri më 30 Shtator, por tani përdoruesit mund të përfitojnë prej tyre deri në Mars 2021.

Versionet pa pagesë të Gmail mund të realizojnë thirrje deri në 24 orë pa ndërprerje deri më 31 Mars 2021, një gjë që ofrohej vetëm për përdoruesit e G Suite.

Shtyrja e afateve erdhi si masë ndihme për ata që janë mbështetur tek shërbimi gjatë pandemisë së Covid-19. Gjatë vitit Google e ka përditësuar vazhdimisht Google Meet për ta mbajtur konkurruese me shërbimet si Zoom. Konkretisht deri në 49 persona mund të shfaqen në një video thirrje, apo sfondi turbullohet kur jeni duke biseduar me video.

Pas datës 30 Shtator G Suite dhe G Suite for Education do të humbasin disa opsione ekstra di mundësia për të hostuar takimet me deri në 250 persona apo ruajtur regjistrimet në Google Drive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google paditet në gjykatë për abuzime me privatësinë e përdoruesve