Vëzhgim

Google Wallet bashkohet me Sprint dhe Samsung

Publikuar , 31 Tetor 2011
0
Google Wallet bashkohet me Sprint dhe Samsung

Dhe në një blog post të mëhershëm gjatë ditës së sotme, Keren Michelson, Menaxhere e Marketingut të Google Wallet, paralajmëroi se kompania po bashkon forcat me Samsung dhe Sprint për të zbarakuar në një rrugëtim për të ndihmuar konsumatorët që të shfrytëzojnë teknologjinë e re Google Wallet.

Tani për tani deri në janar, Google do të vizitoj dyqane në pesë qytete kyçe ku Google Wallet është duke funksionuar – New York, Chicago, Washington DC, San Francisco dhe Los Angeles. Kjo kompani do të ofrojë disa evente më të vogla për të demonstruar teknologjinë Google Wallet për të ndihmuar konsumatorët që të paguajnë të mirat me këtë shërbim. Pjesëmarrësit, do të inkurajohen gjitahshtu të shfrytëzojnë këtë teknologji dhe ata do të pranojnë 10$ të hyra kur bëjnë blerje me një prej cellularëve demonstrues Samsung Nexus S.

Seria e eventeve përcjellë një iniciativë promovuese të Google të mbajtur disa javë më pare, kur po raportohej se punëtorët e kanë vënë në shfrytëzim teknologjinë Google Wallet në disa dyqane në SHBA, si Duane Reade, Toys R Us dhe Macy’s. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>