Softuer

Google Wave nisë beta testimet

Publikuar , 01 Tetor 2009
0
Google Wave nisë beta testimet

Gjithashtu kjo kompani ka shpalosur një bashkësi të fjalëve që mund të shtohen në vokabularin tonë teknologjik.

Beta e Google Wave është ofruar për 100.000 përdorues, ku secili mund të pyes pesë prej miqve të tij për tu bashkuar në testimin e ri.

Softueri me kod të hapur nënkupton që të tjerët mund të zhvillojnë aplikacione të bazuara në Wave. Është i organizuar në tema me biseda të quajtura waves (valë) gjersa nën tekstet janë wavelets dhe bisedat individuale janë të quajtura blips.

Wave do të jetë i hapur për 100.000 përdorues të ftuar, derisa secili prej tyre do të jetë në gjendje të thërras edhe pesë persona tjerë.

Programuesi Lars Rasmussen, i cili qëndron prapa Wave së bashku me vëllain e tij Jens, thotë se shërbimi i ri është “mjet për komunikim dhe bashkëpunim”.

Ai ka theksuar faktin se posta elektronike ende mbetet mjet themelor për komunikim në internet, megjithëse bëhet fjalë për një teknologji e cila tashmë i ka bërë 20 vjet.

Shërbimi i ri mundëson që përdoruesit të shohin se si bashkëbiseduesi i tyre shkruan porosinë dhe formulon përgjigjen para se pyetja të përfundojë.

Rasmussen thotë se është i vetëdijshëm se ky opsion mund të tregohet bezdisës për dikë, por përmend se kjo do të mundësojë kursimin e kohës.

Programuesit janë duke punuar edhe në çaktivizimin e opsionit të leximit të porosive të tjerëve derisa ato të shkruhen.

Wave gjithashtu mundëson shkëmbim të lehtë të fotografive nga desktop-i kompjuterit përmes teknikës “drag&drop” (tërhiq dhe lësho).

Google nuk ka bërë të ditur kur Wave do të paraqitet për një grup më të madh njerëzish.

LEXO EDHE:  Tumblr hiqet nga App Store, lejoi publikimin e imazheve të abuzimit seksual me fëmijët

Lajmet e fundit>