Harduer

Google Waymo kërkon të bëjë realitet kamionin e automatizuar

Publikuar , 02 Qershor 2017
0
Prej kohësh Waymo ka kërkuar zgjerimin e përpjekjeve në makinat e automatizuara por duke lejuar edhe ndërhyjen njerëzore. Google Waymo kërkon të bëjë realitet kamionin e automatizuar Photo Source: Reuters

Divizioni i prodhimit të makinave me sistem vetëdrejtimi pranë Alphabet, Waymo, është duke punuar në ndërtimin e kamionëve të automatizuar.

Prej kohësh Waymo ka kërkuar zgjerimin e përpjekjeve në makinat e automatizuara por duke lejuar edhe ndërhyjen njerëzore.

“Do të shfrytëzojmë eksperiencën tonë 8 vjeçare në ndërtimin e harduerëve dhe softuerëve për makinat me sistem vetëdrejtimi dhe ta aplikojmë atë tek kamionët,” tha një zëdhënës i Waymo në një qëndrim zyrtar.

Kompania të tjera gjithashtu kanë investuar në këtë drejtim. Konkretisht Uber Technologies ka filluar punën për kamionin e automatizuar përmes dizivionit Otto të cilin e bleu vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Televizorët Samsung do të vinë me Bixby dhe Google Assistant në 2019-ën

Lajmet e fundit>