Lajmet

Google Workspace bëhet falas për të gjithë përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Qershor 2021
Sipas njoftimit të gjithë 3 miliardë përdoruesit e shërbimeve të kompanisë kanë akses të plotë në Workspace. Google Workspace bëhet falas për të gjithë përdoruesit

Google bëri një ndryshim të madh në shërbimet e saj online. Gjiganti i motorit të kërkimit vendosi të hapë Workspace për të gjithë përdoruesit me një llogari Google, që do të thotë se nuk keni nevojë për një profil enterprise për të përdorur funksionet ekstra në Drive, Meet, Docs, Sheets dhe më shumë.

Sipas njoftimit të gjithë 3 miliardë përdoruesit e shërbimeve të kompanisë kanë akses të plotë në Workspace.

Mund të mos duket ndryshim i madh në pamje të parë duke qenë se përdoruesit tashmë kanë akses në mjetet e Drive dhe Docs. Por Workspace sjell funksione të avancuara si sugjerimet inteligjente, mundësia për të përmendur një përdoruesit me elementin @ apo të shtoni detyra në Gogole Docs, Sheets ose Slides.

Ndërsa shumica e këtyre funksioneve po bëhen falas, kompania do të lançojë një version me pagesë quajtur Google Workspace Individual ku përdoruesit përfitojnë shërbime si emaile të personalizuara, takime virtuale profesionale, rezervime e shumë të tjera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 16 sjell një funksionalitet që telefonët Android e kanë prej vitesh