Lajmet

Google zbulon emrin e versionit të ardhshëm të Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shkurt 2021
Me Android 10 kompania vendosi të anonte drejt numrave në vend të emrave megjithatë versionet kanë emër por që nuk theksohet aq shumë sa versionet e kaluara. Google zbulon emrin e versionit të ardhshëm të Android

Është ai moment i vitit ku presim me padurim për të mësuar rreth versionit të ardhshëm të Android.

Android 12 pritet të sjellë disa ndryshime vizuale të ndjeshme krahasuar me versionin e kaluar dhe këtë e konfirmoi një raport javën e kaluar nga XDA Developers.

Tani përsëri nga i një burim mësojmë emrin që do të ketë Android 12. Prej vitesh versionet e Android identifikoheshin me emra ëmbëlsirash sipas një rendi alfabetik.

Me Android 10 kompania vendosi të anonte drejt numrave në vend të emrave megjithatë versionet kanë emër por që nuk theksohet aq shumë sa versionet e kaluara.

Emri i Android 11 ishte Velvet Cake ndërsa Android 12 sipas XDA Developers ishte Snow Cone. Android 12 siç thamë më lartë do të sjellë disa ndryshime vizuale që nga paneli Quick Settings tek njoftimet dhe ndërfaqja e kyçjes.

Ridizajnimi raportohet se brenda kompanisë është quajtur “Material NEXT” duke sinjalizuar një hap të ri në elementët grafikë të sistemit operativ. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google do të tregojë se cilat imazhe mund të përdorni pa shkelur të drejtat e autorit