Harduer

Google zbulon HP Chromebook 11 për 279 $

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Google zbulon HP Chromebook 11 për 279 $

google chrome bookGoogle ka zbuluar gjate ditës së martë Chromebook-un e ri, i cili është një model me çmim të përballueshëm dhe specifikime mjaft të mira. HP Chromebook 11 eshtë një laptop i vogël dhe i lehtë që kushton 279 $.

Këto lloj laptopësh nga Google kanë fituar vemendje të konsiderueshme, një nga pesë shkolla në SHBA i ka përfshirë në proceset e mësimdhënies dhe jo vetëm, u shpreh zv. Presidenti për menaxhimin e produkteve në Google, Caesar Sengupta, i cili bëri edhe prezantimin e produktit.

Ai u shpreh se kompania ishte fokusuar së bashku me HP-në në ndërtimin e një Chromebook-u “për të gjithë.”

HP Chromebook 11 ka ekran 11.6-inç IPS (in-plane switching) me ndriçim të shkëlqyer (300 nits) dhe shikim mjaft impresionues në kende (176 gradë). Operon me Google Chrome OS dhe ka procesor dual-core Samsung Exynos. Ka 2GB RAM dhe hapësirë 16GB solid-state drive.

Edhe pse kjo kujtesë mund të duket e vogël, duhet të keni parasysh se Google Chrome OS është projektuar për të punuar në cloud, pra është një sistem operativ i bazuar në cloud, ku shumica e veprimeve dhe media trajtohen në cloud. Laptopi ka gjithashtu dual-band Wi-Fi (802.11n) dhe Bluetooth Smart Ready (4.0).

Të gjithë ata që blejnë një Chromebook të ri do të përfitojnë 100GB hapesirë në Google Drive për dy vjet, një periudhë prove prej 60 ditësh Google Play Music All Access dhe 12 sesione pa pagesë të GoGo in-flight Internet. (PCWorld Albanain)

[youtube id=”gOyIA8EK2R0″]

LEXO EDHE:  Facebook hedh hapin e parë drejt integrimit me Instagram dhe WhatsApp

Tags >

Google
Lajmet e fundit>