Harduer

Google zbulon më 30 Shtator përgjigjen ndaj Galaxy Note 20 dhe iPhone 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2020
0
Lajm i madh për telefonët Pixel këtë vit od të jetë padyshim konektiviteti 5G i cili do të funksionojë në disa shtete të botës si SHBA, Kanada, Britani, Irlandë, Francë, Gjermani, Japoni, Tajvan dhe Australi. Google zbulon më 30 Shtator përgjigjen ndaj Galaxy Note 20 dhe iPhone 12

Google njoftoi datën e aktivitetit vjetor të Pixel. Ky eveniment do të organizohet më 30 Shtator ku kompania do të zbulojë një Chromecast të ri, altoparlantin e fundit inteligjent dhe telefonët e rinj Pixel.

Me shumë gjasa ky eveniment do të mbahet virtualisht për shkak të pandemisë së Covid-19.

Lajm i madh për telefonët Pixel këtë vit do të jetë padyshim konektiviteti 5G i cili do të funksionojë në disa shtete të botës si SHBA, Kanada, Britani, Irlandë, Francë, Gjermani, Japoni, Tajvan dhe Australi.

Gjithashtu kompania pritet të nxjerrë në shitje edhe versionet 5G të modelit buxhetor të shumëpërfolur Pixel 4a.

Nuk dihet nëse Google të zbulojë më shumë sesa kjo por më shumë do të mësojmë më 30 Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Taksa për kompanitë e IT-së në Shqipëri, Këshilli i Investimeve: 8 kategoritë që do të taksohen me 5 %