Harduer

Google zbulon mënyrën se si t’i transformojë syzet tuaja në Google Glass

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Google zbulon mënyrën se si t’i transformojë syzet tuaja në Google Glass

Inxhinierët e Google kanë zhvilluar një mënyrë për të shfaqur informacionin në lentet e syzeve. Kjo punë, e cila do të regjistrohet si një patentë e veçantë, është prioriteti aktual i kompanisë.

Dizajni është i tillë: në sipërfaqen e lenteve të një palë syzeve do të vendoset një ekran i vogël. Ekrani dhe burimi i dritës që e shoqëron do të vendosen në cep të lenteve dhe imazhi do të shfaqet në gjithë sipërfaqen e syzeve përmes një përçuesi optik, i cili përthyen dhe transmeton dritën.

Në patentë është përfshirë gjithashtu edhe një kamer që ndjek syrin si dhe një grup llambash të vogla që e ndriçojnë atë.

Një prej tyre ndriçon gjithë syrin ndërsa tjetra krijon një rreze që shkëlqen dhe ndihmon në gjurmimin e syrit. Të dyja operojnë me gjatësi vale të padukshme për njeriun. Në imazhet që shoqërojnë aplikimin për patentë shfaqen një palë syze të cilat kanë ekranin e vogël dhe teknologjinë e gjurmimit të syrit, të cilat mund të përdoren vetëm në njërën lente.

Praktikisht, sistemi është në gjendje të ofrojë informacione për përdoruesit njësoj si pajisjet aktuale të Google Glass. Ato i mundësojnë përdoruesit të lexojë e-maile, të marrë të rejat e fundit nga lajmet etj.

Në aplikimin për patentë përfshihet gjithashtu edhe mundësia e integrimit të një kamere dytësorë që mundëson realitetin e zgjeruar tek përdoruesi. “Integrimi i kamerës dytësore me teknologjinë e gjurmimit të syrit do të bënte që pajisja të kuptonte se në cilën pjesë të skenës që po regjistrohet është i përqëndruar përdoruesi,” shkruhet në aplikim.

Javën e kaluar kompania dorëzoi një tjetër aplikim për një zbulim të ngjashëm që gjurmon syrin pa praninë e ekranit të integruar. Aplikimet për patenta janë ndër më të saktat që zbulojnë planet e ardhshme të kompanive dhe fushën në të cilën po punojnë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran që paloset nga Huawei e bën Samsung Galaxy Fold të duket si një lodër

google glas syza

Lajmet e fundit>