Harduer

Google zbulon vetë Pixel 4 përpara debutimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Qershor 2019
0
Me foton e re të publikuar është e qartë se Google duket e vendosur për të përmirësuar kamerat me flagshipin e ri. Google zbulon vetë Pixel 4 përpara debutimit

Ky është telefoni i ri i Google. Kompania vendosi të mundësi insajderët e industrisë në vetë lojën e tyre duke treguar kamerën e pasme të Pixel 4 në llogarinë e kujt tjetër, të vetë Google në Twitter.

Imazhi tregon një sistem kamerash në formë katrore e cila përmban disa lente, të parët për një telefon Pixel.

Nëse i keni kushtuar vëmendje lojës së smartfonëve në vitet e fundit, ju e dini se kompani si Apple, Samsung dhe Google kanë të gjithë pjesën e tyre për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Linja Google Pixel në veçanti është zbuluar gjithnjë nga insajderët përpara datës së debutimit. Madje vitin e kaluar analistë dhe gazetarë patën shansin të blinin një Pixel 3 XL në një dyqan në Kinë gati një muaj përpara se të debutonte.

Me foton e re të publikuar është e qartë se Google duket e vendosur për të përmirësuar kamerat me flagshipin e ri. Ndërsa Pixel 3 kishte një cilësi të lartë imazhi, shumica e konkurrentëve të Google mund të ofronin perspektiva të ndryshme fotografie duke përdorur disa lente, diçka që Google nuk e bërë.

Tashmë mbetet për tu parë sesi Google do të kombinojë optikën e re me suksesin e madhe softuerik që ka pasur me Pixel për të prodhuar foto të një cilësie diferencuese. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Krijuesit e YouTube në panik nga politikat e reja të platformës

Lajmet e fundit>