Lajmet

Google zgjidh problemin me Gmail

Publikuar , 02 Shtator 2009
0
Google zgjidh problemin me Gmail

Me këtë rast nga mos funksionimi janë prekur “shumica e përdoruesve”. Google App Status Dashboard, një ueb faqe që përcjellë performancën e shërbimeve të bazuara në ueb, ka raportuar se në orën 3:53 pm (19:53 GMT) se problemi ishte duke ndikuar “shumicën e përdoruesve”.

“Përdoruesit e ndikuar nuk kishin qasje në Google Mail” thuhej në raport.

Pas një ore e gjysmë më vonë, në 5:37 pm (21:37 GMT), Google deklaroi se problemi është zgjidhur.

“Problemi me Google Mail do të duhej të jetë zgjidhur. Ne kërkojmë ndjesë për parregullsitë dhe ju falënderojmë për durimin dhe përkrahjen e vazhdueshme” u tha në deklaratën e zyrtarëve të kompanisë.

Problemi i fundit madhor i Google ndodhi gjatë majit, duke lënë me miliona njerëz në errësirë, gjegjësisht pa qasje në shërbimet e popullarizuara si ueb faqen kryesore për kërkim, si dhe pa qasje në Gmail dhe Google News.

Problemi i mosfunksionimit ka ndikuar edhe tek përdoruesit anembanë botës duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë dhe gjithashtu është raportuar se ka pasur probleme edhe në qasje të shërbimeve tjera si Google Reader, Google Maps, Google Analytics dhe YouTUbe.

Në shkurt gjithashtu ka pasur probleme të ngjashme, kur miliona përdorues anembanë botës mbetën pa qasje në shërbimin e popullarizuar për e-mail, për disa orë rresht.

LEXO EDHE:  Facebook vë në shënjestër nacionalizimin e bardhë

Lajmet e fundit>