Lajmet

Google zvogëlon madhësinë e aplikacioneve në Play Store

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Google zvogëlon madhësinë e aplikacioneve në Play Store

Google ka lëshuar përditësime të reja për aplikacionet në Play Store-in e vet duke zvogëluar madhësitë e tyre, raporton Android Police.

Në vend që të shkarkohet një skedar i tërë APK për çdo aplikacion, pajisjet shkarkojnë tani vetëm të dhënat e përditësuara duke ua shtuar këto të fundit, aplikacionit ekzistues.

Play Store paraqet ende një shirit shkarkimi për madhësinë e plotë të paketës, por ndryshon ekranin në “Installing…” sapo merren të dhënat e nevojshme.

E lajmëruar në Google I/O në muajin qershor, veçoria përkon me një përditësim të vetë Play Store-it, por nuk varet nga ai.

Ai ka hyrë në funksion si një ndryshim nga ana e serverit (server-side) dhe do të punojë edhe me versionet më të vjetra.

Përdoruesit, të cilët nuk e kanë shkarkuar ende përditësimin e fundit të Instagram, duhet të jenë në gjendje ta shohin qartë ndryshimin.

Android Police raporton për një zvogëlim në madhësinë e përgjithshme nga 13MB në 3MB. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  PUBG, video loja me fitimin më të lartë në botë

Lajmet e fundit>