Softuer

Google Android feston 3 vjetorin, pritet version i ri me 11 nëntor

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
Google Android feston 3 vjetorin, pritet version i ri me 11 nëntor

Megjithatë, tregimi filloi në vitin 2005 kur Google bleu Android Inc. Në atë kohë, ishte vetëm çështje kohe paraqitja e platformës Android. Sot, disa vite më vonë, kjo platformë është një prej sistemeve operative me zhvillimin më të shpejtë deri më sot.

Android OS nuk ka ndalur përmirësimin qysh prej ditës së parë. Cupcake, Donut, Eclair, Froyo… që të gjitha janë lloje ëmbëlsirash por në të njëjtën kohë këta janë emra të përditësimeve të ndryshme që Android ka paraqitur gjatë këtyre viteve.

Dhe tani kanë disa zëra që po thonë se Android 2.3, i njohur edhe si Gingerbread do të lansohet me 11 nëntor.

Sa i përket aplikacioneve që punojnë me platformën Android, tani për tani ka më shumë se 100,000 aplikacione në Android Market dhe numri i tyre po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Google Maps përmirëson lokalizimin në ambiente të brendshme

Lajmet e fundit>