Biznes

Google: Apple po rren!

Publikuar , 19 Shtator 2009
0
Google: Apple po rren!

Google dhe Apple janë kacafytur mes vete gjatë kësaj jave, ku kompania e parë ka akuzuar të dytën se është duke gënjyer (kur flitet në formë të përgjithshme). Të dy kompanive u është kërkuar të dërgojnë letra tek Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) gjatë muajit të kaluar, pasi Apple tërhoqi nga App Store aplikacionin Google Voice dhe të gjitha aplikacionet tjera që përdorin VoIP. Apple pati deklruar se nuk ka refuzuar aplikacionin e Google, megjithëse befasisht më nuk përkrahej. Duke përcjellë dyshimet, FCC vendosi të përfshihet në këtë rast dhe ka kërkuar përgjigje prej të dy kompanive si dhe prej AT&T-s.

Letra origjinale e Google u paraqit edhe publikisht, megjithëse shumë pjesë të saj ishin lënë në errësirë duke mbuluar detaje specifike dhe shkëmbime mes Google dhe Apple. Tani Google ka ri-lëshuar dokumentin përmes FCC-s, duke përgjithësuar shkëmbimet e pota pas kërkesave të panumërta nga Freedom of Information Act; kjo ka ndodhur edhe si përgjigje ndaj letrës së plotë të Apple që është publikuar gjithashtu drejt FCC-s.

Dokumenti pretendon se Apple ka gënjyer rreth refuzimit të aplikacionit dhe se vetë zëvendës presidenti i lartë i Marketingut të Produkteve Anembanë Botërore Phil Schiller i ka thënë Google se aplikacioni është refuzuar. Natyrisht Apple hedh poshtë këtë deklaratë. “Ne nuk pajtohemi me asnjë rresht të deklaratës së Google për FCC” tha përfaqësuesi i Apple. “Apple nuk ka refuzuar aplikacionin Google Voice dhe ne do të vazhdojmë të diskutojmë këtë gjë me Google”.

AT&T ka thënë se nuk ka qenë pjesëmarrës në shkëmbimet mes Google dhe Apple, duke e bërë të qartë se Apple ka kontroll të plotë mbi App Store.

LEXO EDHE:  Coinbase lançon një kartë debiti Bitcoin në Evropë

Lajmet e fundit>