Biznes

Google blen Metaweb, për të “përmirësuar” kërkimin

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Google blen Metaweb, për të “përmirësuar” kërkimin

“Duke punuar së bashku ne do të përmirësojmë dhe bëjmë më të pasur dhe më të kuptueshëm uebin për të gjithë” tha Jack Menzel drejtor i menaxhimit të produkteve pranë Google, në blogun zyrtar të kompanisë.

Metaweb ka nisur me investime prej 15 milion dollarë në themelimin e saj në vitin 2006, dhe më pas me 42.5 milion dollarë në vitin 2008. Në kohën e saj, kompania gjithashtu ka pasur publicitet të theksuar edhe pse më vonë ka humbur ndikimin e saj në treg, por analistët thonë se Google ka paguar më shumë se që është investuar në kompani, dhe natyrisht këto detaje rreth çmimit nuk janë bërë të ditura nga asnjëra palë.

Gjithashtu është sugjeruar se lëvizja nga gjiganti kërkues, për të nxitur operacionin e saj bazë të kërkimit, demonstron fillimin e avancimit të algoritmeve kërkues të cilët momentalisht i përdor për të ofruar rezultate kërkuese.

“Përveç ideve tona për kërkim të avancuar, ne gjithashtu jemi të emocionuar rreth mundësive për Freebase. Metweb ka një databazë pa pagesë dhe të hapur prej 12 milion gjërave, duke përfshirë filma, libra, TV spektakle, yje, lokacione, kompani e shumëçka tjetër” tha Menzel.

“Google dhe Metaweb planifikojnë të mbajnë Freebase si data bazë të lirë dhe të hapur dhe ne do të jemi të kënaqur nëse ueb kompani tjera do të shfrytëzojnë dhe kontribuojnë në këto të dhëna. Ne besojmë se duke përmirësuar Freebase, ajo do të bëhet një resurs i jashtëzakonshëm për të bërë uebin më të pasur për të gjithë. Dhe me zgjerimin e uebit ai bëhet më i mirë për të gjithë. Për ueb masterët e për përdoruesit”.

LEXO EDHE:  Telecom Italia lançon 5G në Romë dhe Torino

Google disi është në një turne të blerjeve, pasi që së fundi ka blerë edhe ITA-në, një kompani për informacione të fluturimit, për 700 milion dollarë. Përmes saj Google po shpreson të avancojë veglat e saja kërkuese të fokusuara në udhëtim.

Lajmet e fundit>