Biznes

Google Buzz – sfida e radhës ndaj Facebook dhe Twitter

Publikuar , 09 Shkurt 2010
0
Google Buzz – sfida e radhës ndaj Facebook dhe Twitter

Siç është dyshuar, Google është duke sfiduar Twitter dhe Facebok duke shpalosur Buzz, një botë krejtësisht e re brenda Google Gmail.

Por së pari natyrisht ju duhet të jeni në Gmail.. Google është duke racionalizuar sulmin e saj ndaj Twitter duke vënë në dukje atë që ne tashmë e dimë, me Tweets, mesazhet e Facebook dhe madje edhe me modën e vjetër të “email” , që të gjitha për të tërhequr vëmendjen tonë.

Google Buzz ju lejon që në mënyrë automatike të ndiqni njerëzit e afërt me ju- ndoshta kjo është një gjë e mirë dhe ndoshta është e keqe. Po, ndoshta do të ketë edhe një funksion për fotografi. Të gjithë në një që ju të mos keni nevojë që asnjëherë të largoheni nga Google.

Google Buzz në përgjithësi ka të bëjë me shkërbimin dhe me faqet e sociale, dhe sipas Googlerëve  gjërat janë duke u bërë kaotike. Google është duke na detyruar që të bëjmë zgjidhje: ne mund të punojmë ose mund të shëtisim nëpër rrjetet sociale. 

Në thelb, Google dëshiron çdo gjë. Dëshiron të vrasë konkurrencën e celularëve, dëshiron të vrasë sistemet operative konkurruese, dëshiron rrjetin e saj social, me një fjalë dëshiron të jetë mbret!

E gati se harruam, Buzz punon edhe në pajisje mobile.

A do të sjellë Google një Tablet për lexim elektronik? Padyshim që po.

Google me të vërtetë e ka marrë seriozisht detyrën e Microsoft-it të shekullit 21 dhe pyetja e vetme e vërtetë yshtëse  kur do të fillojnë qeveritë që ta nokautojnë, sepse këtë e kemi parë deri më tani apo jo…

LEXO EDHE:  Shefi i Amazon shet aksione me vlerë 2.8 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>