Biznes

Google e Bing synojnë biznesin me muzikë

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
Google e Bing synojnë biznesin me muzikë

Por pasi që konkurrenca po montohet mbi lidhjen mes adhuruesve dhe përmbajtjes online, gjigantët e teknologjisë si Microsoft dhe Google dukshëm janë duke kthyer motorët e tyre kërkues që të ndihmojnë strategjitë e tyre të përmbajtjes argëtuese.

Në qershor, Microsoft ka lansur një vertikale të re të argëtimit në motorin kërkues të saj Bing, që në mesin e gjërave tjera gjeneron transmetime të plota të këngëve nga Zune, detajon turne të ardhshme dhe blen linqe me rezultate nga çfarëdo kërkimi për artist, album apo këngë.

Google ka kompletuar një pako të ngjashme gjatë vitit që shkoi dhe tani është duke ndërtuar një shërbim të vetin shkarkues për muzikë që do të lidhet me motorin e saj kërkues dhe me sistemin operativ mobil Android.

Duke pasur parasysh numrin e madh të vëllimit të vlerave hyrëse të lidhura me argëtim, të cilat i pranojnë gjigantët kërkues, ishte vetëm çështje kohe para se ata të marrin hapa të radhës në këtë mes. Sipas Microsoft, 10 për qind e të gjitha vlerave hyrëse të internetit janë të lidhura me argëtim, ku rreth 70 për qind e vlerave kanë të bëjnë me tekste të këngëve të këtyre kërkimeve.

Me avancimet e Bing, Microsoft është duke tentuar të pozicionojë vetën si një vegël më të mirë zbuluese argëtimi sesa Google. Gjersa Google dhe BIng veçse kanë lidhje për të transmetuar këngë të plota të gjetura në rezultatet e tyre kërkuese, Bing ka një pako më të kompletuar me detaje shtesë rreth datave të koncerteve, teksteve të këngëve dhe linqeve për blerje.

Megjithatë pritet që e gjitha të ndryshojë në momentin që të futet Google në biznes. Disa burime kanë konfirmuar se më vonë gjatë këtij viti Google do të lansoj një shërbim për shkarkim të muzikave që do të jetë i lidhur me motorin e saj kërkues. Momentalisht, kërkimet për muzikë në Google vendosin lidhje tek transmetime të plota të këngëve që ofrohen nga MySpac Music, si dhe tek lidhjet e Twitter dhe informata tjera, që është lansuar vitin që shkoi.

LEXO EDHE:  Apple i ka kushtuar 6 miliardë dollarë mbyllja e betejës ligjore me Qualcomm

Saktësisht se çfarë Google ka në mendje është e paqartë, por sipas disa fjalëve që u thanë në konferencën e zhvilluesve të platformës mobile Android në muajin maj, Google bëri të ditur blerjen e Simplify Media, që është një teknologji sinkronizuese e përmbajtjes që kompania ka demonstruar se mund të sinkronizojë dhe transmetojë muzikë të blerë online tek secili celularë Android që ka këtë teknologji

Por punën muzikore të gjigantëve Google dhe Bing, e kanë kritikuar disa gjigant të industrisë së studiove të incizimit të cilët kanë kërkuar largimin e lidhjeve drejt materialeve që shkelin të drejtat autoriale.  Në maj një studio incizuese nga Britania e Madhe, ka kërkuar nga Google që të largojë lidhjet drejt 17 këngëve nga ueb faqe të palëve të treta të cilat i ka konsideruar se janë duke shkelur të drejtat e autorit, përkatësisht lidhjet kishin të bënin me RapidShare dhe MegaUpload. Google ende nuk është përgjigjur ndaj kërkesës, por hapat e saj të ardhshëm do të jenë sipas të gjitha gjasave për të mirën e studiove.

Por të kthehemi përsëri në biznesin e muzikës, ku që të gjithë realisht qëndrojnë nën hijen e Apple, që ende komandon 70 për qind të shitjeve të shkarkimeve të muzikës digjitale në SHBA, ka bërë të ditur NPD Group. Edhe pse Apple ende nuk ka prezencë kërkuese online (ende), edhe Microsoft e edhe Google janë duke konkurruar me Apple në një platformë mobile me rritje rapide – Google me Android, dhe Microsoft me Windows 7.

Lajmet e fundit>