Softuer

Google Earth sjellë veçorinë e re të quajtur “Panoramic Images”

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
Google Earth sjellë veçorinë e re të quajtur “Panoramic Images”

“Njerëzit shfrytëzojnë Google Earth për të gjetur një shtresë të re të imazheve që përfshin jo vetëm imazhe ekzistuese 2D nga komuniteti Panoramio, por gjithashtu edhe imazhe panorama të kontribuar nga përdoruesit e 360cities.net” tha Wei Luo, një strategjist i lartë i të dhënave gjeografike pranë Google, në një blog post. “Këto imazhe të rezolucionit të lartë janë të shënuara në Google Earth si ikona të kuqe katrore. Kur klikoni në një prej tyre, paraqitet një imazh me informata rreth tij, dhe nëse klikoni edhe një herë mbi të atëherë do të kaloni në opsionin tonë për të shikuar imazhe”.

Prej këtij modusi ju mund të lëvizni miun në drejtim të ndryshme në fotografi për të fituar një pamje 360 shkallë të destinacioneve përgjatë globit. Imazhet përfshijnë Panoramio dhe 360cities.net, ku që të dyja kanë katalogë të krijuar nga përdoruesit me imazhe panoramike.

Google së fundi shtuar edhe një “Historical Layer” në Google Earth që shton imazhe të Luftës së Dytë Botërore. Kjo veçori, iu mundëson përdoruesve që të kuptojnë më mirë shkatërrimin e paraqitur pas konfliktit, për shembull mes qyteteve si Londra dhe Parisi. Ju mund ta përdorni atë për të shikuar imazhe prej vitit 1945 e deri më sot.

Përmes një partneriteti me Slooh, Google Earth gjithashtu ka imazhe në kohë reale prej gjithësisë. Slooh ka teleskop robotik brenda Ishujve Kanarine, Kilit dhe Australisë që ofrojnë imazhe në kohë reale të gjithësisë, të cilat mund të shikohen brenda programit të Google. Gjithashtu mund të përcillen edhe ngjarje si eklipsi hënor, mund të hulumtohet gjithësia, etj. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Snapchat lançon një platformë video lojërash

Lajmet e fundit>