Softuer

Google Earth vjen në versionin e ri me veçori shtesë

Publikuar , 30 Nëntor 2010
0
Google Earth vjen në versionin e ri me veçori shtesë

Google ka bërë të ditur se versioni më i ri i Google Earth, versioni i 6-të do të jetë i gatshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë softuer hulumtimi gjeografik, për platformat Windows, OS X dhe Linux.

Përditësimi është pas ardhës i versionit 5.2, që ishte paraqitur në muajin qershor dhe gjersa ndryshimet nuk janë të mëdha, ato megjithatë paraqesin elemente më të mira në pamje. 

Google Street View, përmes imazheve të saja tani është i integruar me hartat e Tokës, imazhet satelitore dhe përpunimet kompjuterike, dhe atë në një mënyrë që është shumë më e rrjedhshme dhe që do t’ju mundësojë qasje të menjëhershme në shërbimin Street View kur ai ofrohet.

Tani gjithashtu përpunimet kompjuterike të skenarëve nëpër tokë përfshijnë jo vetëm ndërtesat, por edhe pemët. Kjo nënkupton një ndjejnë më të madhe të realitetit në pyje, parqe dhe elemente tjera ku ka gjelbërim, dhe në këtë aspekt janë përfshirë edhe detajizimet e hapësirave gjelbëruese në Athinë, Berlin, Çikago, San Francisco dhe Tokio, ndërsa në të ardhmen pritet të shtohen të tjera.
Versioni i ri mund të shkarkohet qysh tani, duke përcjellë këtë vegëz. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Një arsye më tepër për të mos përdorur më një telefon Windows Phone

Lajmet e fundit>