Softuer

Google shton gjashtë dhe largon pesë veçori, në Gmail

Publikuar , 26 Shkurt 2010
0
Google shton gjashtë dhe largon pesë veçori, në Gmail

Shikoni listën e mëposhtme për të kuptuar çka është bërë pjesë e zakonshme e eksperiencës suaj me Gmail dhe cila prej veçorive tuaja të preferuara është larguar.

Veçoritë e shtuara:

Search Autocomplete: Kur filloni të shkruani në kutin kërkuese të Gmail ju do të shihni sugjerime ngjashëm sikurse që i shihni kur kërkoni në Google.com. Sugjerimet e Gmail do të përfshijnë emra të kontakteve, etiketa dhe operacione të avancuara kërkuese.

Go To Label: Nëse dëshironi të kërkoni për një etiketë specifike vetëm shkruani “gl” dhe operatori kërkues “label” do të paraqitet në kutinë kërkuese Gmail. Vetëm filloni të shkruani shkronjat e para të etiketës derisa të paraqitet më poshtë, shtypni enter dhe të gjitha mesazhet tuaja me këtë etiketë do të paraqiten. Për të shfrytëzuar këtë etiketë ju duhet të keni të vëna në funksion shkurtesat e tastierës dhe kursori juaj nuk duhet të jetë në kutinë kërkuese kur shënoni shkurtesën e tastierës “gl”.

Forgotten Attachment Detector: Kjo veçori ju paralajmëroni kur keni harruar të përfshini një attachment, duke analizuar e-mail mesazhet tuaja për prani të fjalëve si “attached” dhe “included”

YouTube Previews:
Nëse dikush ju dërgon një link për në YouTube përmes e-mail, atëherë ju do të jeni në gjendje t’i shikoni përmbajtjen e këtyre linkave përbrenda Gmail.

Costum Label Colors:
Vendosni ngjyra sipas dëshirës për etiketat tuaja për organizim më të lehtë. Google thekson se mund të zgjidhni deri në 4000 lloje të ndryshme të ngjyrave. Këtë mund ta bëni duke klikuar në “add custom colors” nga ndërfaqja e zakonshme e etiketave.

Vacation Responder: Për të aktivizuar Vacation Responder, klikoni “Settings” dhe pastaj klikoni në ndarjen “General”. Kjo veçori do t’ju ndihmojë që të organizoni paraprakisht pushimet tuaja.

LEXO EDHE:  Apex Legends përjashton 335 mijë lojtarë që mashtronin


Veçoritë e larguara:

Muzzle, E-mail Addict, Location in Signature (Lokacioni në nënshkrim), Random Signature dhe Fixed Width Font.

Ka gjasa që këto veçori të mos jenë aktivizuar ende në llogarinë tuaj që keni në Gmail, por sigurisht ato shumë shpejtë do të jenë të pranishme aty.

Lajmet e fundit>