Softuer

Google gradualisht po implementon llogaritë e veta në YouTube

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Google gradualisht po implementon llogaritë e veta në YouTube

Google, që ka blerë YouTUbe për 1.65 miliard dollarë në vitin 2006, ka thënë se lëvizja tek llogaritë Google për tu kyçur në këtë shërbim do të jetë në fillim opsionale, por më vonë do të bëhet e detyrueshme.

Në mes të vitit 2006 dhe majit të vitit 2009, përdoruesit e YouTube kanë mundur që qasen në këtë faqe duke përdorur njërën prej dy sistemeve; origjinalin (sistemin para blerjes) apo sistemin e Google. Prej vitit 2009 e tutje, Google kërkoi që të gjithë përdoruesit e rinj të YouTube të kyçen duke pëdorur një llogari të Google.

Brett Hobbs, një inxhinier softuerik pranë Google, tha se ndryshimet nuk do të prekin përdoruesit e YouTube, dhe përveç kësaj këto ndryshime do të sjellin disa përfitimet shtesë. “Emrat e përdoruesve të YouTube nuk do të largohen”, shkroi Hobbs në një blog post. “Pavarësisht nëse jeni të regjistruar për YouTube apo nëse momentalisht jeni të lidhur me një llogari të Google, ju do të ruani emrin tuaj të përdoruesit në këtë faqe”.

Hobbs tha se sistemi i llogarive të Google sipas të gjitha gjasave do të përmirësojnë sigurinë dhe do të “ndihmojnë në reduktimin e spamit përgjatë faqes”. Ai gjithashtu tha se kjo do të ndihmojë edhe me menaxhimin e llogarive. “Kjo nuk do të thotë shumë jashtë ekipit inxhinierues të YouTube, por prapa skenave është diçka ekstrem e komplikuar për të përkrahur sisteme me dy llogari për kyçje”.

Google theksoi se përdoruesit e YouTube me llogari më të vjetra mund të kyçen në YouTube pa problem dhe të zgjedhin mundësinë për të lidhur një Google llogari ekzistuese apo të krijojnë një tërësisht të re. Kompania gjithashtu ka krijuar edhe një faqe ndihmëse për t’i ndihmuar përdoruesit në tranzicion.

LEXO EDHE:  Gmail Smart Compose vjen tek të gjithë telefonët Android

Lajmet e fundit>