Lajmet

Google hetohet nga BE

Publikuar , 24 Shkurt 2010
0
Google hetohet nga BE

Komisioni Evropian ka lansuar një investigim rreth asaj që gjiganti i internetit Google ka iniciuar praktika të jashtëligjshme tregtare dhe është sjellë në mënyrë jo konkurruese. Investigimi ndoshta si rezultat mund të mos sjellë asgjë, por gjatë viteve të fundit rregullatorët e konkurrencës së BE-së kanë sjellë rrugë të vështira për disa kompani shumë të mëdha, në shumicën e rasteve për Microsoft dhe Intel.

Google ka bërë të ditur se në secilin rast të paraqitur diçka ndryshon, por kompania ka hedhur poshtë mundësitë e përfshirjes në çfarëdo lloj hapi për reduktimin e konkurrencës dhe është shprehur se interesi i konsumatorëve është në rend të parë.

“Algoritmet tona kanë si synim të vendosin në rend të parë njerëz që janë të dobishëm dhe nuk kemi asgjë kundër faqeve vertikale kërkuese” u shpreh anëtarja e lartë e këshillit konkurrues të Google, Julia Holtz.”Ne gjithashtu në rend të parë e pranojmë se kërkimi ynë nuk është i përkryer, por është një problem shkencor kompjuterik që është shumë i vështirë për tu thyer.

“Imagjinoni se duhet të rendisni 272 milion rezultate të mundshme rreth një kërkimi të popullarizuar siç është për shembull iPod, në një ekran kompjuteri 14 me 12 brenda vetëm disa milisekondav. Është një sfidë me të cilën përballemi me miliona herë në ditë”.

LEXO EDHE:  Danimarka rishikon 10,700 vendime gjykate për shkak të dhënave të gabuara nga kompanitë celulare

Lajmet e fundit>