Vëzhgim

Google “hulumton” rrjetet sociale

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Google “hulumton” rrjetet sociale

Muajin që shkoi Kewin Rose, themelusi i Digg, filloi një thashethëme se Google ishte duke lansuar një rrjet të ri social, duke cicëruar “Ok, thashethem i madh. Google do të lasnoj konkurrent të Facebook shumë shpejt. “Google Me”. Burimi shumë kredibil”. Kjo cicërim daton me 28 qershor.

Qysh prej kësaj ekspertët e teknologjisë kanë filluar me spekulimet rreth mënyrës sesi rrjeti social i Google do të funksionojë.

Sipas faqeve të teknologjisë, Mashable dhe TechCrunch, gigjanti kërkues ka qenë duke bërë hulumtim në lansimin e rrjeteve sociale, si dhe me përgatitjet për lansim.

TechCruch ka theksuar se studimi mund të ndodh në zyrën e Google në Dublin dhe mund të zgjas 60 minuta me posterë që pranojnë 60 euro për sondazh. Pyetjet besohet se do të kenë në qendër të vëmendjes mënyrën sesi rrjetet sociale ndikojnë në jetët e njerëzve online dhe offline.

Paul Adams, një hulumtues me përvojë pranë Google, së fundi ka postuar një perzantim të pikëpamjeve të tija mbi uebin në bazë të të cilave ai reflekton mostrat e interesit rreth rrjeteve sociale. Në një seksion ai shikon: “Si po ndryshojnë bashkëvperimet në ueb”.

Ai theksonL “Hapi i radhës së uebit nuk do të ketë cak, ai do të shpërndahet në rrjete të përmbajtjes dhe njerëzve që do të kompletohen në varësi të kontekstit dhe marëdhëneive. Rritja në bashkëveprimet e njerëzve në ueb do të nënkuptojë që ndërtimi dhe menahimi i komunitetit do të jetë i rëndësishëm për pëgjigjet ndaj sugjerimeve të konsumatorëve, pyetjeve dhe ankesave të tyre. Komunitetet do të kenë nevojë të jenë më të ngulitur në përvojat e konsumatorëve dhe jo të ndërtojnë një destinim të ri”.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Leena Rao nga TechCrunch thekson se pavarësisht se në anketë nuk konfirmohet ekzistimi i “Google Me”, padyshim që një dëshmi e ngjashme po na sugjeron diçka në atë drejtim.

Javën që shkoi Eric Schmidt shefi ekzekutiv i Google, dhe Matt Brittin shefi i Google UK, dështuan të hedhin poshtë se kompania ishet duke krijuar një rrjet të ri social.

Lajmet e fundit>