Softuer

Google integron Picnik në Picasa

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
Google integron Picnik në Picasa

Google ka bërë të ditur gjatë ditës së martë se do të integrojë veglën edituese nga Picnik në shërbimin e saj për shkëmbim të fotografive, Picasa.

Përdoruesit që punojnë me Picasa në në prej 15 gjuhëve të përkrahura nga Picknik, do të jenë në gjendje t’i qasen veglës në menynë edituese apo përmes një ikone të re Pickink që tani është e integruar në këtë shërbim. Vegla përfshijnë efekte, etiketa dhe shumë vegla tjera standarde për editim të fotografive.

“Derisa ju përdorni Picasa në një prej gjuhëve të përkrahura të Picnic, ju vetëm klikoni tek “edito” në menynë rënëse apo klikoni në ikonën e re “Picnic”, shkroi faqja në një blog post. Për më shumë informata rreth veçorive të reja, shikoni Official Google Photo Blog.

LEXO EDHE:  Vodafone dhe TIM lançojnë 5G në Itali

Lajmet e fundit>