Softuer

Google ndryshon rezultatet e kërkimeve për imazhe

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Google ndryshon rezultatet e kërkimeve për imazhe

Momentalisht, kur përdoruesit kërkojnë për një imazh në Google, rezultate ofrohen në një formë tabelare 3 x 6, duke sjellë 18 rezultate për faqe. Versioni i ri pritet të shfaq me mijëra.

Google ka arritur këtë përmes largimit të tërë tekstit përreth imazheve, siç është tipi i skedarit të imazhit, madhësia e pikselave dhe burimi i ueb faqes. Rezultati i ri i imazheve nuk përfshin asnjërën prej këtyre gjërave dhe vendos të gjitha imazhet në një vend në mënyrë që përdoruesit të kenë një pamje më të mirë të rezultateve.

“Në momentin që klikoni në një imazh, ju kaloni tek një faqe e re që shfaq një imazh të madh në kontekst, me ueb faqen që shfaqet e dukshme në pjesën e djathtë të saj. Klikoni kudo jashtë imazhit dhe ju jeni në mesin e faqes origjinale ku ju mund të mësoni më shumë rreth burimit dhe kontekstit” shkroi menaxheri i projektit Google Images, Nate Smith në blogun zyrtar të Google.

Përditësime tveçse janë paraqitur në një bazë shumë të limituar dhe Google do të vazhdojë të integrojë dizajnin e ri kërkues tek të gjithë përdoruesit e internetit gjatë ditëve në vazhdim.

Para këtij avancimi, në Google Images ka pasur vetëm një risi në vitin 2001, që përfshinte mundësinë për të filtruar rezultatet në bazë të madhësisë, ngjyrës dhe tipit të fotografisë (“fytyrës”, “fotografisë”, “linjave”, etj).

LEXO EDHE:  Google nuk do të "sabotojë" Microsoft Edge e ri

Lajmet e fundit>