Biznes

Google paraqet reagim të detajuar ndaj padisë së Oracle

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
Google paraqet reagim të detajuar ndaj padisë së Oracle

Vetëm për t’iu rikujtuar, Oracle po paditë Google se “me vetëdije të plotë, drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë të vazhdueshme” ka shkelur pronën e saj të lidhur me Java, me platformën Android. Ajo ka paditur Google në muajin gusht dhe më pas ka plotësuar padinë në muajin tetor me një shpjegim më të detajuar, duke akuzuar Google se ka kopjuar drejtpërsëdrejti Java kodin e saj.

Në anën tjetër Google, që më parë ka cilësuar padinë si të “pa bazë”, ka hedhur poshtë shumicën e pretendimeve, dhe ka cituar 20 pasuse në mbrojtje të saj. “Google nuk shkel asnjë pretendim të vlefshëm apo të detyrueshëm të padisë së parashtruar, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte, dhe nuk shkel asnjë të drejtë autoriale të Oracle, qoftë direkte apo indirekte” shkroi Google në reagimin e saj.

“Çfarëdo përdorimi i platformës Android në cilëndo prej elementeve të mbrojtura të punës që janë subjekt i Të Drejtave Autoriale të parashtruara, janë parashtruar nga palët e treta pa dijeninë e Google, dhe Google nuk është përgjegjës për përdorim të tillë”. Rasti do të fillojë në tetor të viti të ardhshëm nëse dy palët dështojnë një marrëveshje gjatë periudhës së intervistave. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Historike, Tesla bëhet një kompani fitimprurëse

Lajmet e fundit>