Vëzhgim

Google përshëndetet nga Nexus One

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Google përshëndetet nga Nexus One

Nexus One nuk ishte celulari i parë Android, por ishte i pari që u dizajnua dhe u shit nga vet Google. Pas lansimit të madh në janar, Nexus One filloi me rëniet. Ai u shit vetëm përmes faqes së Google dhe mungesa e testimeve para se të paraqitej mundësia për ta blerë ka shtyrë që këtë dyqan online ta evitojnë adoptuesit e hershëm.

Google ka larguar ueb dyqanin në maj, duke vendosur Nexus One në dyqanet e shitjes, por duket se edhe kjo nuk ka ndihmuar. Pasi që Google përfundoi me dërgesat e fundit të Nexus One, ju do të jeni në gjendje të bleni pajsijen vetëm përmes disa partnerëve të vegjël, duke përfshirë Vodafone në Evropë dhe tek disa operatorë në Azi, e gjithashtu edhe zhvilluesit do të jenë në gjendje të kenë qasje në harduer.

Megjithatë gjersa hardueri po vdes, softueri po jeton. Android po vazhdon me rritjen dhe natyra e tij e hapur nënkupton se krijuesit e pajisjeve do të jenë në gjendje të bëjnë lloj lloj gjërash. Sipas të gjitha gjasave në formën që ka marr Android, ai do të bëhet një lider i tregut të sistemeve operative në të njëjtën mënyrë si ka bërë Windows në tregun e desktopit, dhe me paraqitjen e Android 2.2 Froyo gjasat janë rritur edhe më shumë.

Tani që Nexus One është larguar, Motorola Droid, Droid X apo HTC Evo janë liderët e garës Android.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>