Lajmet

Google po punon në teknologji përkthyese me zë për celularë

Publikuar , 08 Shkurt 2010
0
Google po punon në teknologji përkthyese me zë për celularë

Fjalët që po qarkullojnë në internet theksojnë se Google është duke punuar rreth një teknologjie që deri më tani kemi parë në filma fantastiko-shkencor si Star Trek, e cila ka si synim që të ofrojë përkthim me zë të afërt me kohën reale.

Sipas një raporti të botuar në The Times, Google është duke shpresuar që të adoptojë teknologjinë e njohjes së zërit të cilën veçse e ka zhvilluar për të mundësuar komanda me zë për shërbimet e saja mobile përmes përkthimit të kompjuterizuar të gjuhës për të mundësuar që përdoruesit të flasin në një celularë duke përdorur gjuhën e tyre natyrale, dhe pastaj zërit i tyre të njihet, të përkthehet dhe të “flitet” prapa përmes celularit duke përdorur një zë të gjeneruar nga makina. Sipas kësaj cope, softueri do të duhej të punojë ngjashëm sikurse një përkthyes profesional njerëzor, duke analizuar zërin në fjalë të veçanta apo në grupe në mënyrë që kuptimi i fjalëve individuale të bëhet i qartë nga konteksti, kur përkthehet i tërë kuptimit.

Sipas Franz Och, udhëheqësit të shërbimeve të përkthimit të Google që u intervistua në artikull, njohjet e sakta të zërit mbesin një problem i vështirë për shkak të llojllojshmërisë së madhe të zërave të njeriut dhe theksave,  por pajisjet mobile mund të ofrojnë një kapërcim drejt kësaj teknologjie për shkak se sipas definimit ata janë shumë personal dhe si rrjedhojë e kësaj teorikisht mund të adoptojnë përdorues individual me kalimin e kohës dhe mund të njohin zërin dhe idiomat e tyre. Rritja e fuqisë përpunuese që ofrohet në celularë gjithashtu ndihmon: Google Nexus One ofrohet me një prej procesorëve më të shpejtë mobil që gjende në treg, dhe me sasinë e fuqisë në këtë CPU dhe me memorien që ofrohet nga celulari, kjo fuqi përpunuese vetëm do të rritet.

LEXO EDHE:  ARKEP shtyn afatin për implementimin e kodit telefonik, kërcënon me sanksione operatorët

Google nuk parasheh të ketë diçka të gatshme brenda një periudhe afatshkurtër, por Ochs spekuloi se brenda disa viteve përkthimi “zë-me-zë” mund të punojë ashtu si duhet.

Lajmet e fundit>