Biznes

Google po zhvillon rrjet social për të konkurruar me Facebook?

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Google po zhvillon rrjet social për të konkurruar me Facebook?

Gjiganti i internetit ka mbajtur bisedime me krijuesit e lojërave online rreth këtij shërbimi, përkatësisht me Playdom Inc, Eletronic Arts Inc, Playfish dhe Zynga Game Network.

Në një intervistë më herët gjatë kësaj jave me WSJ, CEO i Google Eric Schmidt refuzoi të konfirmoj se shërbimi për rrjet social është në zhvilim e sipë dhe kur u pyet nëse shërbimi do të konkurrojë me Facebook, ai tha “bota nuk ka nevojë për në kopje të të njëjtës gjë”.

Raporti nga WSJ nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth asaj se kur do të paraqitet oferta në treg, por ajo që dihet është se Google e ka seriozisht punën e krijimit të konkurrencës për Facebook, pasi që këtë e vërteton edhe ajo që Google ka nën pronësi dhe operon me faqen e rrjetit social Orkut.

Duhet pasur mund të ketë implikime të mëtutjeshme këtu sepse:  Zynga ka tani kontrata financiare me Google dhe Playdom së shpejti do të jenë në pronësi të Disney që po planifikon ta blejë atë për 563.2 milion dollarë, dhe ka edhe CEO-në e Apple Steve Jobs e edhe COO-në e Facebook Sheryl Sandberg në bord të drejtorëve. (Jobs për shkak të bashkimit të Disney për  7.4 miliard dollarë me Pixar Animation Studios në vitin 2006).
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë Google kësaj radhe në treg.

LEXO EDHE:  Mbi 2,000 objekte me qira në Booking.com nga Shqipëria, probleme për Tatimet

Lajmet e fundit>