Harduer

Google prezanton “Google TV”

Publikuar , 20 Maj 2010
0
Google prezanton “Google TV”

Kjo lëvizje njëherësh shënon edhe kalimin e internetit në dhomat e ndejës, që është një vizion që ka sfiduar virutalisht secilin lojtar të madh në industrinë konsumuese dhe të teknologjisë për vite me radhë, nga Apple e deri tek Microsoft.

Për Google, televizioni përfaqëson një treg atraktiv në të cilin mund të zgjerojë biznesin e saj reklamues të internetit, që ka gjeneruar të hyra në vlerë prej 23.7 miliard dollarë në vitin 2009.

Ekzekutivët demonstruan mënyrën sesi do të punojë Google TV, me ç’rast një kuti kërkuese do të paraqitet drejtpërsëdrejti në ekran, duke lejuar shfletim përmes kanaleve transmetuese si dhe përmes internetit. Kërkimet mund të futen në pajisjet hyrëse që janë disi sikur tablet gjigant.

Google gjithashtu ka bërë të ditur edhe partnerët që do të furnizojnë me pjesë, që përfshijnë një mikroprocesor dhe një procesor grafik. Përveç kësaj TV-ja arrin i pajisur me lidhje WiFi dhe ethernet.

Intel dhe Sony bëhet e ditur se janë bashkuar me Google, duke zgjeruar arritjen e Google dhe Intel përtej kompjuterëve personal në transmetim, ndërsa për Sony, dominimi i së cilës është sfiduar me sukses nga Samsung, kjo duket si një lëvizje e mirë për tu kthyer përsëri me zhvillimin e një gjenerate të re të pajisjeve.

“Videot do të duhej të shikohen në ekranin më të mirë, më të madh dhe më të shndritshëm në shtëpi. Dhe ai është një TV. Nuk është një PC apo celularë apo diçka tjetër në mes të tyre” tha menaxheri i produkteve të Google, Rishi Chandra.

Gjatë prezantimit Google u zu pak ngushtë, pasi që inxhinierët hasën në vështirësi për të vendosur në funksion TV-në, dhe i kërkuan audiencës të ndalin celularët që thithnin bandwidth.

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ndër telefonët e parë me Wi-Fi e së ardhmes

Google gjithashtu tha të enjten se më shumë se 100.000 smarpthone që punojnë në sistemin e saj mobil Android, aktivizohen çdo ditë dhe libraria e aplikacioneve është rritur në 50.000 brenda një periudhe prej më pak se një çereku.

Gjithashtu gjiganti kërkues dhe reklamues i internetit tha se kërkimi mobil i internetit në motorin e saj është katërfishuar gjatë dy viteve të fundit.

Në konferencën e saj vjetore me zhvillues, ekzekutiv theksuan se Android me të madhe është duke fituar pjesëmarrje në treg.

Lajmet e fundit>