Biznes

Google, RIM e Apple ishin të interesuar në blerjen e Palm

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Google, RIM e Apple ishin të interesuar në blerjen e Palm

Lufta për blerje, të cilën e fitoi Hewlett-Packard me një çmim prej 1.2 miliard dollarë, duket se ka përfshirë një numër të disa kompanive tjera të profilit të lartë si Google, Apple dhe Research in Motion, që është prodhuesi i Blackberry.

Një numër i detaejeve fascinuese nga beteja për blerje u paraqitën në Business Insider, dhe falë një burimi të afërt me negociatat u bë e ditur, se Apple ka pasur një interes jashtëzakonisht të madh pas paraqitjes së një koleksioni të madh të patentavve dhe pronës intelektuale.

Google siç duket ishte e interesuar për të njëjtën arsye, por në përgjithësi në rend të parë kishte interes për të ndalë Apple nga blerja e patentave. Në fund, megjithatë ajo u largua, duke menduar se Apple nuk ishte e përfshirë.

Kompani tjetër e interesaur në blerje ishte edhe RIM, por që më pas dështoi. Në anën tjetër Nokia, ishte tërësisht e pa interesuar në këtë punë.

LEXO EDHE:  Përballja SHBA-Kinë në teknologji

Lajmet e fundit>