Softuer

Google shpalos vegël që lejon të gjithë të bëhen zhvillues për Android

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Google shpalos vegël që lejon të gjithë të bëhen zhvillues për Android

Kompania ka theksuar se App Inventor, që paraqitet në beta version gjatë ditës së sotme, lejon krijimin e aplikacioneve nga lojërat e thjeshta e deri tek kuizet apo çfarëdo aplikacione tjera që mund t’i imagjinoni.

App Inventor ofron qasje në një sensor për lokalizimi GPS, për shembull për të lejuar që një përdorues të krijojë një aplikacion që e ndihmon ta gjejë automjetin e tij në një parking të mbingarkuar. Kompania gjithashtu ka theksuar edhe mundësinë për krijimin e një aplikacion që përgjigjet në mënyrë automatike për mesazhet tekstuale (SMS) që pranoni ju gjatë ngasjes së makinës.

App Inventor ishte zhvilluar përmes hulumtimit me përdorues që nuk kanë aftësi për programim, duke përfshirë nxënës të klasëve të gjashta e deri tek studentët e nivelit bachelor.

“Për të përdorur App Inventor, ju nuk ka nevojë që të jeni zhvillues” thekson Google. “App Inventor nuk kërkon nga ju njohuri për programim. Kjo për shkak se në vend të shkruarjes së kodit, ju në mënyrë vizuale dizajnoni mënyrën sesi duket aplikacioni dhe përdorni blloqet për të specifikuar sjelljen e aplikacionit”.

Google ka theksuar se ka krijuar blloqe drag-and-drop (tërhiq-dhe-lësho) në kod, për pothuajse çdo gjë që ju mund të bëni me një celularë Android, dhe ka edhe blloqe që ruajnë informacionin, përsërisin veprime dhe performojnë veprime nën kushte të para-përcaktuara. Madje edhe një bllok i Twitter është i përfshirë në App Inventor.

Editorët e blloqeve përdorin librarinë Open Blocks Java nga MIT për krijimin e gjuhëve programuese për blloqe vizuale. Kompajleri që përkthen gjuhën e blloqeve vizuale për implementim në Android përdor gjuhën Kawa Framework dhe dialektin Kawa të skemës së gjuhës programuese, të shpërndarë si pjesë të Sistemit Operativ GNU nga Fondacioni për Softuer të Lirë.

LEXO EDHE:  Krahas Google+ edhe aplikacioni Inbox mbyllet më 2 Prill

Kjo shpalosje shënon edhe dallimin ep astër mes politikave të Google dhe Apple, ku kjo e fundit mban një mbretëri të ngushtë dhe të mbyllur për sa i përket zhvillimit të aplikacioneve, dhe këtë e kemi vërejtur vazhdimisht, qysh prej se është paraqitur App Store.

Tani ajo çka ju mbetet juve lexues të PCWorld Albanian është të testoni App Inventor dhe të filloni të zhvilloni aplikacione për Android. Le t’i tregojmë edhe ne aftësitë tona për zhvillim të aplikacioneve për një platformë që po premton shumëçka.

Programet tuaja që i keni krijuar do të publikohen në web faqen e PCWorld Albanian dhe do të shfrytëzohen më pas nga shumë e shumë njerëz.

Provojeni dhe shikojnei se çfarë po del.

Lajmet e fundit>