Softuer

Google shpalos vegël të re për automatizim të ueb serverit tuaj

Publikuar , 03 Nëntor 2010
0
Google shpalos vegël të re për automatizim të ueb serverit tuaj

Kjo do të thotë se në vend të përshtatjes së konfigurimit të serverit tuaj në mënyrë manuale për çdo faqe që vendosni, ju në vend të kësaj do të mund të instaloni modulin Apache për të përshtatur gjërat në mënyrë automatike.

Në një blog post që lajmëronte modulin e ri, Google theksoi se mod_pagespeed ka reduktuar kohën e ngarkimit të faqeve për deri në 50 për qind.

Ja çfarë bënë në mes tjerash mod_pagespeed:

  • Bënë ndryshime në faqet e ndërtuara me një CMS pa ndryshuar vet CMS-in
  • Rikompreson imazhet kur ndryshon konteksti i HTML-it
  • Zgjat jetëgjatësinë e cache për elemente si logo dhe imazhe në ueb faqen tuaj në mënyrë që ato të paraqiten për një vit, ndërsa në anën tjetër ju mundëson që ju sërish t’i përditësoni ato.

Google do të punojë me Go Daddy për të vënë në funksion mod_pagespeed në shumë prej serverëve që ka në posedim. Kompania gjithashtu është duke punuar me Contendo për të integruar mod_pagespeed në CD-në e saj.

Kur bëhet fjalë për vënien në funksion të mod_pagespeed në ueb serverin tuaj – Google e ka paraqitur atë për shumë distribucione të Linux (CentOS, RHEL, Ubuntu, Debian, Fedora), por ju gjithashtu mund të shkarkoni burimin dhe ta kompajloni për platformën tuaj.

Nëse nuk keni nën kontroll serverin tuaj, atëherë ju duhet të kërkoni leje nga hosti juaj për të shikuar mundësinë e vendosjes së mod_pagespeed. /pcworlod.al

LEXO EDHE:  Linkedin e ka kuptuar se videoja është e ardhmja, prezanton e transmetimet live

Lajmet e fundit>