Vëzhgim

Google shpjegon sistemin e saj të radhitjes, pas ankesave në Evropë

Publikuar , 26 Shkurt 2010
0
Google shpjegon sistemin e saj të radhitjes, pas ankesave në Evropë

Në një blog post gjatë të enjtes, Amit Singhal nga Google sugjeroi se rregullatorët duhet të shohin sesi makinat kërkuese radhisin rezultatet. Ai vëri në dukje se zhvillimi i radhitjeve të kërkimeve është shumë i vështirë.

Duke shtresuar sfidën, Singhal tha se Google përpunon me qindra e miliona pyetje në ditë, ku së paku 20 përqind prej tyre janë tërësisht të reja. Për tu marrë me vëllimin dhe llojllojshmërinë e pyetjeve, kompania përdor një koleksion algoritmesh për të nuhatur të dhënat

“Algoritmet tona përdorin qindra sinjale të ndryshme për të kapur top rezultatet për çfarëdo lloj pyetje. Sinjalet janë indikatorë të relevantes dhe ata përfshijnë gjëra si fjalë të thjeshta në një ueb faqe apo kalkulime më komprese si autoritetin e faqeve tjera që lidhen me çfarëdo faqe të paraqitur” tha ai.

Në një ditë të zakonshme, Google bënë një apo dy ndryshime në sinjale dhe algoritme të saja, për të tentuar përmirësimin e rezultateve.

Kompania nuk zgjedh në mënyrë manuale rezultatet. “Ne besojmë se qasja që fuqishëm bazohet në shijet dhe preferencat individuale, nuk prodhon kualitetin dhe radhitjen relevante, sikurse që bëjnë algoritmet tona” shkroi ai.

Për të treguar se ka hapësirë për përmirësime në radhitjet e saja – dhe ndoshta për të sugjeruar se Google nuk favorizon faqet e saja – ai vëri në pah se futja e pyetjes “Serach Engine” (makinë kërkuese) nuk rendit Google në maje të rezultateve të paraqitura.

Nuk ka diçka të re në postim të Google që ka shpalosur diçka që nuk është thënë më parë, por kompania tha se lajmi rreth investigimeve të Komisioni Evropian, kanë nxitur “shumë pyetje” rreth asaj sesi radhit Google.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Të mërkurën, Komisioni Evropian ka konfirmuar se po shikon rreth tri ankesave kundër Google, në fazat preliminare të një investigimi antitrusti. Google ka drejtuar gishtin kah Microsoft si burim të investigimit, pasi që Microsoft është pronar i një prej kompanive që është ankuar dhe është i ndërlidhur me një kompani tjetër.

Lajmet e fundit>