Softuer

Google shton veçorinë për nënshkrime më të pasura

Publikuar , 11 Korrik 2010
0
Google shton veçorinë për nënshkrime më të pasura

Deri më tani, Gmail ka përkrahur nënshkrime vetëm në formë të tekstit të thjeshtë, por shtimi i veçorisë për tekst të pasuruar do t’i mundësojë përdoruesve të shtojnë llogo të kompanisë, formate të bukura apo lidhje për ueb dhe postë, në elementet e tekstit.

Google paralajmëroi veçorinë e re në një blog post dhe theksoi se nënshkrimet me tekst të pasuruar ka qenë një prej veçorive “më të kërkuara” në mesin e përdoruesve të Gmail.

“Deri më tani, përdoruesit kanë tentuar zgjidhjet e tyre të veta, duke përfshirë skripta Greasemonkey dhe plug-ins të shfletuesve” shkroi Mark Knichel, një inxhinier softuerik i Google. “Të tjerët thjeshtë kanë jetuar me frustrimin e të mos qenit në gjendje për të shtuar ngjyra apo madhësi fonti në nënshkrimin e tyre, apo për të vendosur imazhe apo lineq”.

“Sidoqoftë, ju do të jeni të lumtur të kuptoni se sot ne do të lansojmë mundësinë për të shkruar nënshkrimet tuaja me tekst të pasuruar në Gmail”.

Editori i ri tekstual mund të qaset nga faqja e të dhënave të përdoruesit, dhe përdoruesit mund të vendosin një nënshkrim unik për secilën adresë individuae të lidhur me një llogari. Megjithatë, Kinchel tha se vetëm versioni më i fundit për desktop i Gmail do të përkrahë nënshkrimet me tekst të pasuruara. Versionet më të vjetra të Gmail, versioni i thjeshtuar HTML apo Gmail mobil, do të vazhdojnë me tekst të thjeshtë.

LEXO EDHE:  Linux i vërtetë debuton në Windows 10

Lajmet e fundit>