Softuer

Google sjellë aplikacion kërkimi për Windows Phone 7

Publikuar , 08 Nëntor 2010
0
Google sjellë aplikacion kërkimi për Windows Phone 7

Sugjerimet do të shfaqen në mënyrë automatike gjersa përdoruesit shkruajnë dhe ata mund të specifikojnë tipe si ueb, imazhe, gjëra lokale, lajme, etj. Një histori e rezultateve do të ruhet për t’iu mundësuar përdoruesve kërkim më të shpejtë në kërkimet e mëhershme që ata kanë bërë.

Lokacioni i tanishëm i një përdoruesi do të përdoret për të gjetur lokacione apo rezultatet më relevante në rrethin e tij. Aplikacioni veçse është i gatshëm dhe pa pagesë për tu shkarkuar në të gjitha pajisjet që punojnë në WP7.

Deri më tani Windows Phone 7 është bazuar vetëm në Bing si motor kërkues të integruar, por me më shumë aplikacione tjera që ofrojnë kërkime alternative, kjo platformë po vazhdojë të lëshoj rrënjë në tregun me konkurrencë të fuqishme të celularëve të mençur. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Google ka një projekt misterioz për video lojërat

Lajmet e fundit>