Biznes

Google vë në shënjestër entuziastët e modës

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
Google vë në shënjestër entuziastët e modës

Klikoni Boutiques.com, një faqe kërkimi për modë, aksesorë dhe të mira tjera, dhe ju do t gjeni produkte për të cilat Google thekson se nuk mund të qasen përmes përshkrimeve me tekst dhe krahasimeve bazë të produkteve.

Ajo buron në rend të parë nga ekipi teknologjik dhe prodhues i Like.com, një motor kërkues vizual. Munjal Shah, bashkëthemelues dhe CEO i Like, ka ndihmuar në sjelljen në skenë të Boutiques.com, dhe kjo faqe bazohet mjaft shumë në një teknologji që Like.com veçse ishte duke përpunuar kur Google filloi ta shikojë këtë kompani për blerje të mundshme.

Shah shpjegoi për CNET se me të mira të buta nënkuptohet se zbulimi është po aq i rëndësishëm sa kërkimi i qëllimshëm; ju do të blini një aparat digjital  bazuar në kërkimet tuaja për teknologjinë më të mirë dhe specifikat e produktit, dhe duke mos harruar të përmendet fakti se keni kuptuar që ju duhet një aparat digjital. Ju mund të blini edhe një palë xhinse bazuar në atë sesi duken në ofertë.

Në thelb, Boutiques.com ju mundëson përdoruesve të zakonshëm dhe atyre yjeve të skenës së filmit apo muzikës që të bëjnë “boutques” të të mirave për blerje që më pas mund të zgjerohen në baza të qasjeve algoritmike të preferencave të modës. Më shumë kërkime të produkteve mund të bazohen në ngjyrë dhe stil, si dhe në bazë të mostrave dhe të dhënave tjera të qëndrueshme prapa teknologjisë Boutiques.com, të cilat mund të detektohen.

Në përgjithësi nuk ka pothuajse fare brend Google në këtë faqe, gjë për të cilën ekipi prapa këtij projekti thekson se mund të ndryshojë apo mos ndryshojë fare në të ardhmen. Por në anën tjetër edhe produktet komerciale të Google janë duke përjetuar avancime. Më herët gjatë kësaj jave, Google shpalosi përditësime në veglën kryesore të kërkimit të Produkteve që përfitoi një inventarë për ruajtje fizike. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Startupi Kinez parakalon Uber për tu bërë startupi më me vlerë në botë

Lajmet e fundit>