Softuer

Google Voice më në fund gati për iPhone

Publikuar , 16 Nëntor 2010
0
Google Voice më në fund gati për iPhone

Të gjithë ata që kanë pritur për këtë aplikacion e dinë se kanë kaluar më shumë se 16 muaj, por më në fund pritja përfundoi dhe aplikacioni është gati.

Google Voice tani mund të shkarkohet nga iTunes App Store dhe mund të instalohet menjëherë në iPhone. Aplikacioni ju mundëson të bëni dhe pranoni thirrje prej numrit tuaj Google Voice (duke përdorur aplikacionin thirrës të iPhone-it tuaj si Proxy), pastaj mund ta përdorni për të dërguar dhe pranuar mesazhe me tekst, të qaseni në librin e adresave të iPhone, dhe të lexoni/dëgjoni postën me zë.

Ju mund ta shkarkoni atë tërësisht pa pagesë prej këtu.

LEXO EDHE:  Nga dita e sotme Gmail në Android vjen me një pamje ndryshe

Lajmet e fundit>